Nje e dy prill 81
eshte shenuar ne histori
Ne Prishtine dhe mbare Kosove
u mbushen rruget plot dasmore
buqet kenga dhe jehona
Rrofsh Kosove sa malet tona
Shum puntore te Ramiz Sadikut
zemra e tyre si e celikut
asistent e profesor
u tubuan me dasmor
shum magjistra dhe doktora
ishin lidhur dora dora
motra mjeke e shum te tjere
kishin dale me vdeke me ndere
Shum studentë te bashkuar
mbanin ne duar nje flamur
ish flamuri kuq e zi
qe u shpalos sot per liri
Erdhen shumë shkolla fillore
shum parulla i mbanin n´dore
te zhduket terri i borgjezise
te agoi drita e lirise
here pas here trimat thrrasin
duam ketu Adem Demacin
C’ eshte kjo gjame qe vjen nga deti
eshte ushtime e nje termeti
nuk eshte gjeme qe vjen nga deti
as ushtime e nje termeti
por eshte zeri i Hydajetit
Hipe ne bli te komiteti
ligjeron vella, Hydajeti
po i thrret bijte e shqiptarise
mos t´nenshtrohem qeneve t´Serbise
preje cetnikeve mos t´kem frike
e shpalli Kosoven Republike!!!
Kjo poezi eshte shkruar ne Isniq, me 14 mars 1982, me rastin e nje e dy prillit.
Botohet per ndere te pervjetorit te 37-te te protestave të vitit 1981!