Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirrur sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, për të diskutuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend. Pas takimit, kryeministri ka mbajtur një konferencë për media, i cili ka thënë se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile, raporton lajmi.net. Haradinaj ka thënë se sot ka kërkuar hetim, raportim dhe inspektim nga të gjithë mekanizmat e përfshirë për rastin e arrestimit të gjashte shtetasve turq. Sot kemi vendos me kërkuar, hetim, raportim, inspektim në gjithë mekanizmat e përfshire. Këtë e kam bërë në bazë të përgjithësive kushtetuese. Një hetim dhe raportim me shkrim për deportimin, arrestimin në mënyrë të fshehte të shtetasve turke”, është shprehur Haradinaj. Ai ka thënë se ka kërkuar që të mos befasohet më Kosova, të mos përseritet kurrë më një gjë e tillë. Haradinaj ka thënë se ka kërkuar raportim me shkrim nga katër përgjegjës për arrestimin dhe mos informim për shtetasit turq në Kosovë. “Në hetimin e parë, kam kërkuar raportm me shkrim nga katër përgjegjës, drejtorit të AKI-së, ministrit të Drejtësisë, ministrit të Punëve të Brendshme dhe drejtorit të policisë.
Kontrolloni gjithashtu
Vetëvendosja përvetëson projektin e financuar nga Bashkimi Evropian pa vendosur Logon e saj
Lëvizja Vetëvendosje është kritikuar për shkeljen e rregullave të Bashkimit Evropian lidhur me përdorimin e …