Gjykata në Prizren kërkon aktivistin që sulmoi ministrin, Memli Krasniqi

Gjatë mbrëmjes së djeshme,
disa të rinj kanë sulmuar me vezë ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe
Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi. Përgjegjësinë për këtë aksion e ka marrë Lëvizja
Vetëvendosje, e cila ka njoftuar se aktivisti Egzon Azemi është rrahur nga
truprojat e ministrit, Krasniqi. Policia e Kosovës në raportin e saj të fundit,
ka sqaruar se personi që ka sulmuar ministrin e Bujqësisë, me urdhër të
prokurorit, është dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatë dhe më pas është
liruar në procedurë të rregullt. “
Ndërsa pas verifikimit ka rezultuar se është i kërkuar nga
Gjykata Themelore në Prizren dhe për të njëjtën është dërguar në mbajtje”,
thuhet në njoftimin e Policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …