Më 1 prill të vitit 1999 në Lubeniq të Pejës forcat ushtarake e policore serbe kishin depërtuar në fshat dhe pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit , ata i ndanë burrat nga gratë dhe me pas i ekzekutuan. Në Lubeniq ashtu si kudo në Kosovë është kryer gjenocid ndaj popullsisë civile. Aty janë ekzekutuar mbi 80 persona. Në mesin e të masakruarve kishte burra, gra dhe fëmijë. Aty janë ekzekutuar edhe tre të mitur: Muhamet Ukshinaj, 18 muajsh, Leonard Alimehaj, 7-vjeçar dhe Fatmir Alimehaj 17-vjeçar i cili ishte i sëmurë fizikisht dhe që të tre këta ende konsiderohen të zhdukur. Po ashtu, aty është vrarë e masakruar edhe gruaja shtatzënë, Shyhrete Ukshinaj e cila është në mesin e të zhdukurve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …