leoni

Lulzim Basha, shprehet i i gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve me Edi Ramën edhe pse për 8 muaj e kishte refuzuar

Opozita në Shqipëri i ka bërë thirrje qeverisë që të pezullojë tarifën për rrugën e Kombit dhe të ulet në dialog

Opozita në Shqipëri i ka bërë thirrje qeverisë që të pezullojë tarifën për rrugën e Kombit dhe të ulet në dialog. Pas takimit që Lulzim Basha pati me Monika Kryemadhin dhe aleatët, atë dolën në një komunikatë të përbashkët, ku i kërkuan Kryeministrit Edi Rama që të mos kërcënojë qytetarët që morën pjesë në protestën tek Rruga e Kombit, ku u shkatërruan sportelet e pagesës. “Dënojmë me forcë kërcënimet e Edi Ramës. Urojmë të jenë trillim i gjendjes së rënduar të tij psikologjike. Mbështesim qytetarët që prek nga tarifa korruptive. Dënojmë dhunën barbare ndaj protestuesve. Zgjidhja e situatës arrihet me dialog, jo me reprezalje. Qytetarët nuk mund të detyrohen të paguajne me dhunë tarifën”, tha Basha

Në fjalën e tij, kreu i opozitës paralajmëroi edhe policinë, se nëse do ushtrojnë dhunë, do të përgjigjen personalisht. Basha kërkoi tërheqjen e policisë nga Kukësi. “I bëjmë thirrje Ramës të largojë forcat policore që kanë rrethuar Kukësin dhe të shkojnë të kapin kriminelet e vendit. I bëjme thirrje policisë të refuzojë urdhrat për të ushtruar dhunë dhe i paralajmërojnë se do përgjigjën personalisht”, tha lideri i opozitës. Sipas Bashës vetëm 1/10 e taksës që paguhet për rrugët do të mjaftonte për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit“I kërkojmë Ramës të pezulloje menjëherë tarifën për rrugën dhe të bëjë transparence se ku shkojnë cdo vit 200 mln euro që paguhen për taksën e mirëmbajtjes së rrugëve, ku vetëm 1/10 e saj do të mjaftonte për të mirëmbajtur Rrugën e Kombit”, përmbylli Basha

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …