Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj me anë të një postimi në rrjetin social e ka kujtuar 19-vjetorin e masakrës së Lubeniqit, ku u vranë mizorisht mbi 80 civilë të pa mbrojtur. Ai ka thënë së ata u vranë vetëm pse vetëm pse ëndërronin lirinë e atdheut të tyre.
“Sot, kujtojmë 19-vjetorin e masakrës së Lubeniqit, ku u vranë mizorisht mbi 80 civilë të pambrojtur, vetëm pse ëndërronin lirinë e atdheut të tyre. Asnjëherë nuk do t’i harrojmë njerëzit tanë, që me jetët e tyre iu bënë mburojë kësaj toke. Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.