Ymeri: Dialog me serbët e Kosovës por jo me Serbinë

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar
Ymeri gjatë një paraqitje për mediet, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve
me Serbinë mund të ndodh vetëm me pranimin e pavarësisë së Kosovës. Duke përmendur
rastin kur Jugosllavia pati njohur Kroacinë përmes një marrëveshje, Ymeri ka thënë
se “njohja është parakusht për eliminimin e problemeve mes dy vendeve”. Më tej,
kryetari i Vetëvendosjes ka vlerësuar se është i nevojshëm dialogu me serbët e
Kosovës, i cili sipas tij, duhet të jetë jo-politik por demokratik dhe jo për
territore por për zhvillim. “
Një dialog i brendshëm me serbët e Kosovës është shumë i nevojshëm
sepse ai me Serbinë vetëm sa po e fuqizon Serbinë në Kosovë”, ka thënë Ymeri. Ai
ka përsëritur se Zajednica po shtron rrugën për bosnjëzimin e Kosovës, ndërsa ka
shprehur bindjen se protesta e 9 janarit dhe të tjerat që do të pasojnë, do të
kërkojnë largimin e Qeverisë Mustafa pas shkeljes së Kushtetutës.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …