leoni

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj: Qytetarët e Kosovës nuk duhet të paguajnë më faturat e Veriut

Zyrtarë të AKR-së pranuan kërkesën për largimin e Flamur Sefajt nga pozita e Ministrit të Brendshëm

Zyrtarë të AKR-së kanë pranuar kërkesën për largimin e Flamur Sefajt nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme. Por, para se të zyrtarizohet largimi, ministri do t’i dërgojë një Raport Special kryeministrit Haradinaj se çka ka ndodhur me deportimin e 6 gylenistëve. Përfundimisht, AKR është pajtuar që të pranojë kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj për ta larguar Flamur Sefajn nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme.

“Do të zbulohen të gjitha detajet e këtij veprimi. Do të shihet si është vepruar, nëse dikush ka keqpërdorë detyrën dhe detaje tjera. Kërkesa e Haradinajt është pranuar dhe  Sefaj do ta pranojë kërkesën e Shefit të Qeverisë”, ka thënë njëri prej nënkryetarëve të AKR-së. Sipas tij, Sefaj dhe zyrtarët tjerë të AKR-së janë duke bërë hulumtim të detajuar se pse ka ardhur deri te deportimi i gylenistëve dhe cilat mekanizma institucional janë përfshirë.

“Do të shihet nëse ka pasur lëshime prej Ministrit, do të shihet nëse e kanë keqpërdorur z. Sefaj dhe detaje të tjera. Do të precizohen edhe kush ka qenë i përfshirë në gjithë këtë aksion”, ka shtuar ai. Largimi i Sefajt nuk do të ndodhë pa u sqaruar të gjitha detajet. Ai ka pranuar të largohet dhe ne do të hartojmë një Raport Special. Do t’i dërgohet kryeministrit javën e ardhshme’, ka shtuar ai.

Pos Flamur Sejfat, kryeministri Haradinaj ka kërkuar largimin edhe të Shefit të AKI-së, Driton Gashi. As ky i fundit ende nuk është larguar nga pozita e udhëheqjen e AKI-së pasi për këtë ende nuk është pajtuar presidenti Hashim Thaçi. Të shtunën, Haradinaj tha se përpos që u ka kërkuar lirimin e pozitave, ata tashmë janë shkarkuar dhe duhet të shkojnë në shtëpi, pasi nuk kanë njoftuar atë për dëbimin e gylenistëve nga Kosova.

Gjashtë shtetasit turq u dëbuan nga Kosova me një vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila kishte revokuar lejet e qëndrimit në Kosovë. Revokimi kishte ndodhur pasi AKI në bashkëpunim me inteligjencën turke kishin konstatuar se të njëjtit persona përbëjnë rrezik  kombëtar për shtetin.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, kishte thënë se operacioni ishte udhëhequr nga Shefi i AKI-së derisa informacione s’kishin pasur as Haradinaj, Veseli e Thaçi. Megjithëkëtë, shumëkush ka drejtuar gishtin se operacionin e ka udhëhequr edhe Presidenti. Sidoqoftë, operacioni për arrestimin dhe dërgimin e turqve në Turqi ishin zhvilluar gjatë ditës së enjte. Ishin deportuar për në shtetin turk me një procedurë të përshpejtuar.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …