leoni

Deputetit, Kurti i vazhdohet arresti shtëpiak

Gjykata Themelore e Prishtinës sot ka vazhduar
masën e arrestit shtëpiak për deputetin, Albin Kurti, deri me 18 shkurt të
vitit të ardhshëm. Lajmi është pohuar edhe nga vetë avokatja e tij, Hedije
Ademi. Deputeti, Albin Kurti ndodhet në arrest shtëpiak qysh nga java e kaluar
pas vendimit të Gjykatës Supreme. Ai bashkë me deputetët Albulena Haxhiu, Faton
Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi ngarkohen nga Prokuroria për veprat penale ‘përdorim
i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘pengim i personit zyrtar në kryerjen e
detyrës zyrtare’ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …