leoni

Qeveria merr kredi 29 milionë euro për rregullimin e rrugëve

Qeveria e Kosovës dhe Banka Evropiane për Rindërtim
dhe Zhvillim, kanë
arritur marrëveshjen për
kredi “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale” në vlerë prej 29 milionë eurosh.
Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje ka
për qëllim rehabilitimin e rrugës nga Kllokoti deri në rrugën e Gjilanit
(përafërsisht 17 km), përmirësimin e rrugës hyrëse të qytetit të Ferizajt
(përafërsisht 5.6 km), përmirësimin e rrugës hyrëse në qytetin e Gjilanit (përafërsisht
2.9 km), si dhe përmirësimin e rrugës hyrëse në qytetin e Prizrenit (rreth 2.7
km). Sipas një njoftimi të Ministrisë së Financave, marrëveshja kredi në vlerë
prej 29 milionë euro është me kohëzgjatje 3 vite grejs periudhë, 12 vite
amortizim me këste gjysmë vjeçare si dhe me normë të Interesit: EURIBOR + 1%
për vit.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …