I riu nga Kukësi, Ismail
Morinaj i njohur ndryshe si ‘Ballisti’ është liruar nga paraburgimi. Gjykata e
Lartë sot i zëvendësoi masën e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak. Me kërkesën
e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Policia e Shtetit e pati
arrestuar të riun nga Kukësi në prag të ndeshjes mes Kombëtares kuqezi dhe
Serbisë. Arrestimi i tij me pretekstin e armëmbajtjes pa leje, pati ngjallur një
indinjatë gjithandej botës shqiptare. Protesta e peticione online u organizuan me
kërkesën për të lënë në liri njeriun që hodhi dronin me flamurin e Shqipërisë
Etnike midis stadiumit të Partizanit në Beograd, kur po luhej ndeshja
Serbi-Shqipëri.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …