Me rastin e 37-vjetorit të rënies në ballë të demonstratave të vitit 1981, të dëshmorëve Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva, të hënën familjarë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tyre. Familjari i dëshmorit Naser Hajrizi, Mehmet Hajrizi, ka thënë se viti 1981 ka qenë një vit i kthesës për Kosovën për arsye se pati zgjim të shqiptarëve për liri dhe pavarësi. Hajrizi ka thënë se trupat e dëshmorëve janë të varrosur në varrezat e qytetit në Arbëri, por tha se institucionet përkatëse do të duhej t’i zhvarroste në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë. Homazhet janë bërë te vendi i rënies, pllaka përkujtimore afër objektit të Qeverisë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …