Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë biseduar me telefon për marrëdhëniet, Amerikë-Rusi

Kryetari amerikan Donald Trump ka ftuar kryetarin rus Vladimir Putin që ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë

Kryetari amerikan Donald Trump, ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin që ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë. Lajmin për këtë ftesë sot e kanë publikuar edhe zyrtarë rusë. “Nëse çdo gjë ecën si duhet, shpresoj se amerikanët do ta kenë propozimin që të bisedohet për mbajtjen e mundshme të samitit. Kur kanë biseduar presidentët tanë, Trump ka propozuar që takimi i parë të mbahet në Washington”, ka thënë sot në Moskë ndihmësi i Putinit Jurij Ushakov, transmeton Koha.net. Kremlini, siç raporton Reuters, ka thënë se ende nuk është mbajtur ndonjë diskutim për samitin e propozuar mes presidentit rus dhe atij amerikan. Kreu i SHBA-së, Donald Trump, kishte propozuar për këtë takim në një telefonatë me Putinin më 20 mars. Që atëherë, kujtojmë se Washingtoni ka dëbuar 60 diplomatë rus dhe ka mbyllur konsullatën ruse.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …