Është e çuditshme lufta e ashpër e disa mediave dhe krerëve të shtetit ndaj Turqisë, një duhet me ditë populli turk nuk është naiv, nuk ka faj një popull nëse aktualisht ka një president a kryeministër të keq apo edhe të mirë, prandaj duhet pasur kujdes, sepse investimet turke në Kosovë kalojnë mbi 380 milionë euro, me mbi 800 biznese të regjistruara, aktualisht Turqia është duke përgatit rreth 140 ushtarakë djem dhe vajza nga Kosova të cilët janë duke marr mësimet e duhura në mënyrë që t’i kthehen vendit dhe të jenë në shërbim të tij.
Diplomacia ekonomike ka të bëjë me tërheqjen e investitorëve të huaj, gjithashtu një tërheqje më e madhe e vëmendjes dhe interesimit edhe të institucioneve ndërkombëtare financiare, të cilat e kanë përkrahur vendin tonë tash e 19 vite nga përfundimi i luftës. Pra roli i diplomacisë ekonomike është të ruaj reputacionin e vendit karshi investitorëve të huaj por edhe të vendit sidomos në kohë krizash, siç kishim rastin e arrestimit të ashtuquajturit zyrtar i Qeverisë së Serbisë për Kosovën Marko Gjuriq, dhe depërtimi i 6 shtetasve turq të akuzuar për pjesëmarrje në grusht shtet në Turqi, sepse shumë vende të rajonit po e përdorin diplomacinë ekonomike për të tërhequr investime të huaja në vendet e tyre dhe ato kanë rezultuar në këtë aspekt.
Për këtë qëllim angazhohen departamente të veçanta në kuadër të ministrive të jashtme, por edhe në vizita të liderëve shtetërorë pjesë e delegacionit janë shpesh edhe grupe të bizneseve të suksesshëm dhe përfaqësues të odave ekonomike, të cilat përfaqësojnë bizneset.
Është e çuditshme lufta e ashpër e disa mediave dhe krerëve të shtetit ndaj Turqisë, një duhet me ditë populli turk nuk është naiv, nuk ka faj një popull nëse aktualisht ka një president a kryeministër të keq apo edhe të mirë, prandaj duhet pasur kujdes, sepse investimet turke në Kosovë kalojnë mbi 380 milionë euro, me mbi 800 biznese të regjistruara, aktualisht Turqia është duke përgatit rreth 140 ushtarakë djem dhe vajza nga Kosova të cilët janë duke marr mësimet e duhura në mënyrë që t’i kthehen vendit dhe të jenë në shërbim të tij. I kuptoj drejt analistët, por krerët e vendit me gjithë këto kërcënime ndaj shteti mik turk në vend që ti kryejnë detyrat e veta është e pakuptim njëherit skandaloze, pavarësisht se çka ka ndodh, personalisht nuk pajtohem me mënyrën e arrestimit dhe depërtimit të tyre, por kjo është në duart e AKI-së dhe të shtetit, nuk ka vend për deklarata politike, andaj diplomacia ekonomike duhet t’i ndez motorët dhe të fokusohet që të ruaj perceptimin që investitorët e huaj kanë krijuar për vendin, sidomos një kujdes i veçantë ndaj investitorëve turq.
Kosovën e presin shumë sfida në një të ardhme të shpejt, kemi para vetes anëtarësimet në UNESCO, INTERPOL, NATO, e shumë organizma ekonomik e politik ndërkombëtare, andaj duhet maturi dhe diplomaci të matur, se pari duhet që ti kryejmë detyrat tona të shtëpisë dhe njëherit të i ruajmë miqtë strategjik në këtë rast edhe me shtetin turk.
Duke e marrë parasysh këtë situatë, duhet që të ketë një angazhim më të madh të institucioneve sa i përket diplomacisë ekonomike. Për të pasur një strategji për diplomaci ekonomike të mirëfilltë dhe nëse mendohet se ajo duhet te ketë sukses, nevojitet një bashkëpunim edhe me mekanizmat ekonomike që veprojnë në Kosovë.
Ministria e Punëve të Jashtme duhet të funksionalizojë ato departamente dhe të ketë një koordinim më i mirë në mes të ministrive përkatëse, Qeverisë dhe organizatave biznesore. Shumë rrallë ndodh që një lider kosovar merr biznesmenë me vete në udhëtimet e tij në shtete të ndryshme siç është praktikë nga shumë liderë botëror, ne po vetëkënaqemi që kemi buxhetin më të madh në histori rritjen më të madhe, stabilitetit më të madh por njëherit jemi vendi me papunësi më të madhe dhe mirëqenie më të ulët.
Liderët kosovar kanë ra pre e mediave dhe janë duke shkaktuar vendit izolim, çdo ditë sillen sikur të mos kenë këshilltar ose nëse kanë nuk i konsultojnë, pra qeverisja nuk bëhet me kërcënime e me patriotizma tani të tejkaluar, pikërisht kjo elitë politke ka ekstradua disa ish Ushtarakë të UÇK-së në Maqedoni, dhe dy nga ta janë dënuar me burgim të përjetshëm, edhe askush nuk kërcënojë shtetin Maqedonas, s’ka vend për patriotizëm të rrem, 1/3 e vendit nuk administrohet nga institucionet e Kosovës, ndërsa në anën tjetër kërcënojmë super fuqi ekonomike, ushtarake e politike siç është shteti turk.
T’ia lemë këtë punë në duar të drejtësisë sepse e keni traumatizuar opinionin që nuk përziheni në punët e drejtësisë, pra krijoni ura lidhëse të Kosovës me popujt e përparuar. Turqia është një prej shteteve me prezencën më të madhe të investimeve direkte në Kosovë. Njëherësh është një ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën me shpalljen e pavarësisë në shkurt të vitit 2008. Ministria e Tregtisë duhet që të vizitoj bizneset turke në Kosovë dhe të ju garantoj mbështetje dhe garanci që shteti i Kosovës i mirëpret dhe krijon ambient të favorshëm për afarizmin e tyre.
Si shtet i ri dhe me një demokraci të brishtë duhet të jemi të kujdesshëm ndaj partnerëve strategjikë sepse kemi nevojë për një ngritje dore në OKB në shumë procese që na presin. Qeveritë e Kosovës duhet të kryejnë detyrat e veta dhe të dëshmojnë miqësi të vazhdueshme ndaj shteteve mike në këtë rast edhe shtetin turk sepse Turqia në vazhdimësi ka dëshmuar përkrahje politike, ekonomike dhe në ndihmat financiare në ngritjen e kapaciteteve teknike dhe kadrovike për FSK-në dhe njëherit është ndër shtetet me investimet më të mëdha.