Instituti i Kosovës për Kriminologji dhe Kriminalistikë, ka bërë një hulumtim-analizë dy vjeçare mbi funksionalitetin, përmbajtjen e informatave dhe qasjen në ueb faqet zyrtare të komunave të Kosovës. Nga ky hulumtim del se web faqet zyrtare të komunave serbe në Kosovë përveç se kanë mangësi në përmbajtjen e tyre, ato kanë edhe mungesë serioziteti dhe mos përgjegjësi në listim të e-mailave zyrtarë të zyrtarëve komunalë. Po ashtu, ky Insitut ka konstatuar se tri komuna me shumicë serbe, Zubin Potoku, Zveçani dhe Leposaviqi, web faqet e tyre zyrtare i kanë në konstruksion ueb faqet pa përgjegjësi ndaj qytetarëve të këtyre komunave dhe mos gatishmëri për të pranuar formatin standard që e kanë edhe komunat tjera në Kosovë. Këtoi tri komuna publikimet e informacione afishohen vetëm në gjuhën serbe ndërsa nuk afishohet as edhe një informatë e vetme në gjuhën shqipe.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …