leoni

Mesazh urimi i kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj me rastin e Festës së Pashkëve

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka uruar të gjithë besimtarët shqiptarë katolikë, por edhe misionin diplomatik dhe ushtarak, me rastin e Festës së Pashkëve. Në mesazhin e urimit thuhet: “Uroj që kjo festë, të na gjejë unikë, të sjellë bekim e begati në çdo familje. Urime të përzemërta me rastin e festës së Pashkëve të gjithë shqiptarëve të besimit katolikë. Këto Pashkë le të ringjallin zemërgjerësinë, tolerancën, respektin dhe dashurinë në mes njëri-tjetrit; virtyte të cilat shqiptarët i kultivuan ndër shekuj. Kjo ditë e triumfit të së mirës mbi të keqen, e jetës mbi vdekjen, na kujton se nuk është thjesht një simbolikë, por në fakt, duhet të jetë qëllimi i gjithsecilit prej nesh. Jeta jonë është e gjitha një përpjekje për t’ia arritur qëllimit dhe me besimin në Zot, gjithçka është e mundur. Besimi është çelësi! Uroj nga zemra besimtarët katolikë kudo që ata ndodhen: Gëzuar Pashkët! Paqja dhe harmonia mbizotëroftë gjithmonë në familjet tuaja! Le të na sjellin më shumë mirësi dhe begati. Në këtë ditë të shenjtë të Pashkëve ju uroj secilit prej jush dashuri, lumturi, paqe, miqësi, mbarësi dhe gjithë të mirat e jetës për Ju dhe familjet tuaja”, thuhet në urimin e kryetarit Elezaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …