Në Kavajë u nderua dëshmori Indrit Cara

Një delegacion nga Komuna e Suharekës, në krye me kryetarin e Komunës Bali Muharremaj, ka qëndruar në Kavajë, për të përkujtuar dëshmorin Indrit Cara –Ushtar  Kavaja, në 19 vjetorin e rënies për lirinë e Kosovës. Kryetari Muharremaj dhe kryetari i Bashkisë së Kavajës Isa Sakja, fillimisht para bustit të dëshmorit Indrit Cara në sheshin që tani me mburrje e mban emrin “Sheshi Indrit Cara”, kanë bërë homazhe dhe ka vendosur buqetë me lule, ndërsa  më pas është organizuar një manifestim në shenjë nderimi “ Unë sot kam nderin dhe knaqësinë të gjendem në vendin e Indrit Carës –Ushtar  Kavajës, pasiqë isha bashkëluftëtar  i tij. Ushtar Kavaja, ka rënë në fushën e betejës, por për ne nuk ka vdekur, e as nuk ka për të vdekur kurrë. Ai erdhi në Suharekës, kur Suhareka e Kosova kishte nevojë më shumë se kurrë, ai erdhi për të treguar se atdheu i tij ishte edhe tej kufijve. Tregimi për Indrit Carën është i përgjithshëm, atë tashmë e njohim në Semetisht, në Sllapuzhan, ne Bërshancë dhe në çdo cep të Gallushës dhe në mbarë territorin e Komunës së Suharekës dhe Kosovës”, ka thënë kryetari i Komunës Muharremaj. Në këtë manifestim u mbajt edhe një simpozium me temë: “Indrit Cara –pavdekësia e kombit” kushtuar veprës së lavdishme të “Ushtar KAVAJËS”, në të cilën u fol për veprën e Indritit dhe të familjes së tij.  Pas kësaj kryetari Muharremaj, ka vizituar familjen e Indrit Carës në një lagje të Kavajës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e 11-të të rregullt

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Vitisë, e njëmbëdhjeta me radhë, janë shqyrtuar …