Shefja e grupit parlamentar të partisë Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së kryeministrit, Isa Mustafa se nuk do të udhëtojë në Evropë në rast se nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Valdete Bajrami ka kërkuar largimin e Mustafës nga posti i kryeministrit, pasi vendi është ngulfatur më të. “Po dëgjojmë deklaratë pas deklarate nga kabineti i çoroditur qeveritar duke filluar nga kryeministri në ikje e deri tek vartësit e tij, e besa njëri nga ta mbrojtësit e kushtetutës, deputetët dhe aktivistët e opozitës i quajti ISIS. I pari i cili është në ikje dhe vetëm hija i ka ngel paska thënë që nuk do të udhëtojë në Evropë në rast se nuk do të ketë liberalizim për qytetarët e Kosovës. Sa për rikujtim z. Mustafa për fajin tënd dhe për dështimin tënd dhe të vartësve tuaj nuk po e kanë qytetarët lëvizjen e lirë. Dhe për shkak të dështimit tuaj personal dhe të kabinetit tënd po ndëshkohen qytetarët. Boll më vajtuat largohuni sa më parë se shumë dëm i keni sjellë vendit dhe qytetarëve. Ju lutem ndaloje atë farë ministri mos të shitet se kinse është duke punuar në rritjen e numrit të të punësuarve se me të vërtetë shumë ama shumë qesharak po dukeni. Largohuni sa ma parë dhe lejoni që qytetarët dhe Kosova të merr frymë ndryshe se ju e keni ngulfatur shtetin tonë, ka shkruar Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …