Bashkëpunimi ekonomik e tregtar mes Turqisë e Kosovës besohet se do të vazhdojë në ritmin e njëjtë, edhe pas zhvillimeve që pasuan dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi. Ky aksion i përbashkët i agjencive të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova është lavdëruar nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, por jo edhe nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për çka më pas Erdogan e ka kritikuar ashpër. Edhe sa u përket shkëmbimeve tregtare, Turqia pozicionohet mirë në tregun e Kosovës. Vlera e importit të mallrave turke në Kosovë në vitin 2016 ka qenë rreth 300 milionë euro, duke e radhitur në vendin e tretë, pas Serbisë dhe Gjermanisë, përderisa eksporti i produkteve të Kosovës në Turqi ka qenë mbi 8 milionë euro.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …