Një ditë pasi opozita në Shqipëri vendosi për organizimin e protestave mbarë popullore kundër Qeverisë, duke bërë edhe thirrje për mosbindje civile, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Teksa shprehet se opozita e sotme tentoi të vendoste një tarifë prej 8-9 eurosh kur ishte në qeveri për Rrugën e Kombit, tani synon të djegë rrugën evropiane të Shqipërisë. Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës dhe dështuan. Tani i vunë zjarrin ‘patriotik’ e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën evropiane të Shqipërisë! Mjerë kush u beson rrugë humburve pa atdhe, që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë, ka shkruar Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …