Kryetari i Lëvizjës Nacionaliste opozitare në Turqi lavdëroi operacionin e dëbimit të 6 gulenistëve nga Kosova

Kryetari i Lëvizjës Nacionaliste opozitare në Turqi lavdëroi operacionin e dëbimit të 6 gulenistëve nga Kosova

Kryetari i partisë opozitare Lëvizja Nacionaliste e Turqisë, Devlet Bahxheli, ka lavdëruar operacionin e agjencisë së Inteligjencës turke në Kosovë që rezultoi me arrestimin e gjashtë shtetasve turq të dyshuar si pjesëtarë të Lëvizjes së Gylenit FETTO e cila cilësohet organizatë terroriste në Turqi. Në bashkëpunim me AKI-në, MIT-i arrestoi gjashtë burra, të cilët Turqia thotë se janë përgjegjës për largimin e pjesëtarëve të organizatës FETO nga Turqia për në Evropë e SHBA, krahas aktiviteteve të tyre në Ballkan, raporton “Mynet”. “Këtë duhet ta bëjë shteti turk”, ka thënë Bahxheli gjatë takimit të Grupit Parlamentar të partisë së tij të martën. Ka shumë tradhtarë të FETO-s]që po veprojnë si të çmendur në SHBA dhe në vende evropiane”, shtoi ai. Bahceli bëri thirrje që në të njëjtën formë të sillet edhe lideri i lëvizjes nga SHBA, Fetullah Gulen.

Nëse predikuesi tradhtar në Pennsylvania do të kapej gjatë natës, nga rinia e guximshme turke derisa në kokë ia hedhin një kapuç, dhe më pas nëse do të mund të sillej në Turqi për t’u përballë me drejtësinë me një aeroplan apo anije përmes oqeanit, në atë rast të gjitha maskat e projektit do të binin”, tha Bahceli. “Në këtë rast, ndërgjegjja kombëtare do të merrte frymë thellë”. Ai ritheksoi se “FETO, që orkestroi tentim puçin korrikun e vitit 2016 në Turqi, është projekt i grupit terrorist”.

Kontrolloni gjithashtu

A. Vuçiq: Kryeministri Kurti, u detyra nga Gjermania e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për lejimin e mallrave serbe

Për heqjen e ndalesës së mallrave serbe në vetëm një pikëkalim kufitar në Merdare, presidenti …