Bajram Morina zgjidhet kryesues i Komitetit për Komunitete në Komunën e Rahovecit

Nën kryesimin e Ramë Berisha, në prani të Fatmir Iska, nënkryetar i komunës,  së Rahovecit u mbajt mbledhja e parë e rregullt e Komitetit për Komunitete në Komunën e Rahovecit, për vitin 2018. Të pranishëm në mbledhje ishin anëtar të këtij komiteti, monitorues të UNMIK-ut dhe OSBE-së. Në këtë mbledhje ishte paraparë zgjedhja e kryesuesit dhe zëvendës kryesuesit të Komitetit për Komunitete. Me vota të fshehta, anëtarët e këtij Komuniteti, kanë zgjedhur kryesuesin dhe zëvendës kryesuesin. Dhe sipas votave kryesues u zgjodh, Bajram Morina i cili mori 5 vota, kurse kundër kandidati i tij, Dushan Stojaneviç mori 3 vota. Në Këtë mbledhje u zgjodh edhe zëvendës kryesuesi i këtij Komiteti. Në garë ishin Ramë Berisha dhe Dushan Stojaneviç, me 6 vota zëvendës kryesues u zgjodh, Dushan Stojaneviç, kurse Ramë Berisha mori 2 vota.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë e Financa i Komunës së Skënderajt ka mbajtur takimin e radhës

Komiteti për Politikë e Financa, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit Komunal të Skënderajt, Adelina …