Burimet e Al-xhaziras bëjnë të ditur se gjatë një bombradimi të forcave ruse në Siri është vrarë njëri ndër kryengritësit më të njohur të opozitës në Siri, Zahran Alaush, themeluesi i Ushtrisë së Islamit. Vrasja e tij është një goditje e madhe për opozitën e armatosur dhe mund të forcojë pozitën e presidentit sirian, Bashar al-Assad, përpara bisedimeve për paqe, të cilat janë paraparë për fillim të vitit 2016. Sulmi, i cili ka vrarë edhe disa anëtarë të tjerë të grupit, u ndërmor disa ditë pasi Kombet e Bashkuara kanë aprovuar një rezolutë, e cila u hap rrugë bisedimeve për paqe në Siri. Ka qenë e paraparë që Ushtria e Islamit të marrë pjesë në këtë proces. Sulmi është kryer nga avionët rusë.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …