I pari i komunës së Podujevës, Agim Veliu është zgjedhur kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës. Zgjedhja e tij në këtë post është bërë në Kuvendin e Përgjithshëm Vjetor të AKK-së ku kanë marrë pjesë kryetarët e të gjitha komunave të Kosovës. Pas zgjedhjes në këtë pozitë, Veliu, ka premtuar se do të angazhohet p`r mbrojtjen e interesave të komunave të Kosovës.
“Si ka qenë deri më tani, AKK-ja edhe në mandatin tim si kryetar i tij do të jetë një organizatë jopolitike e jopartiake, por një organizatë e cila punon dhe angazhohet vetëm në drejtim të mbrojtjes së interesave të komunave të Kosovës. Angazhimi i deri tashëm në këtë drejtim ka sjell këtë imazh dhe reputacion që ka Asociacioni i Komunave të Kosovës si tek niveli qendror ashtu edhe tek komuniteti i donatorëve”, ka thënë Veliu.