Hashim Thaçi dhe Edi Rama

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi u takua në një lokal të Tiranës me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi  është takuar në një lokal të Tiranës  me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.  Nuk ka detaje të mëtejshme nga takimi, por besohet se temë e bisedimeve do të ketë qenë gjendja në Kosovë pas dëbimit të 6 gylenistëve për në Turqi dhe problemet që u shkaktuan në Shqipëri me rastin e protestave kundër aplikimit të targës rrugëre në Rrugën e Kombit.  Vizita e Hashim Thaçin mbërrin edhe në një moment të vështirë për Qeverinë Rama, e vendosur nën presionin e protestave për tarifën e Rrugës së Kombit, tarifë që kundërshtohet edhe në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …