Deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka bërë thirrje që
qytetarët me 9 janar t’i thonë tradhëtarëve se Zajednica nuk kalon. Në një
postim të afishuar në llogarinë e saj në Facebook, deputetja Dërguti i ka
quajtur ‘shkelës të shumëfishtë të Kushtetutës’, Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin. “Ndonëse në gjuhën më të butë të
mundshme, Gjykata Kushtetuese i tha Qeverisë së HashimIsës se marrëveshja e 25
gushtit është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, këta me
kokëfortësi duan të vazhdojnë punën për themelimin e Zajednicës. Këta shkelës
të shumëfishtë të Kushtetutës, le ta dinë se më nuk mund të qeverisin!”, thuhet
në shkrimin e deputetes, Aida Dërguti.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …