Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se pasi ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë me urdhër të kryeministrit Ramush Haradinaj, Lista serbe mund të kthehet në Kuvend. Nënkryetari i PDK-së tha se qeveria mund të qëndrojë në këmbë edhe me vetëm 52 vota. Por sipas tij, mundësitë për rikthim të Listës Serbe janë të mëdha për shkak të shkarkimit të ministrit, Flamur Sefaj, i cili akuzohet se ka ndaluar të hyjë në Kosovë, Marko Gjuriqin. Por Lumir Abdixhiku, deputet i LDK-së, thotë se edhe nëse një gjë e tillë do të ndodhte, serbët nuk do të riktheheshin pa kushte, të cilat sipas tij do të ishin në kundërshtim me interesin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …