Kryeministri Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, do të shfuqizoj pezullimin e vendimit për rritjen e pagave

Kreu i Qeverisë së vendit, Ramush Haradinaj: Kosova po i kryen punët e shtëpisë me dinamikë të shtuar

Kreu i Qeverisë së vendit, Ramush Haradinajme anë të një postimi në rrjetin social ka thënë së pas miratimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi,  Kosova po i kryen punët e shtëpisë  të cilat janë paraparë me Agjendën për Reformë Evropiane me ritëm dhe dinamikë të shtuar.

“Pas miratimit të projektligjit për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Kosova ka ndërmarrë hapin tjetër të domosdoshëm për liberalizimin e vizave, që garanton rrugën e integrimeve evropiane për Kosovën. Pasi që Qeveria e Republikës së Kosovës ka procesuar pakon legjislative për sundim të ligjit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, që është paraparë me Agjendën për Reformë Evropiane (ERA) dhe Raportin e Progresit për vendin, Kuvendi i Kosovës me procedurë të përshpejtuar kamiratuar këtë pako, në seancën plenare të mbajtur më 30/03/2018. Janë miratuar ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit; Ligji mbi Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike; Projektligji për azil; Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huajt; Projektligji mbi Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Sigurinë Bërthamore; Projektligji për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim; Projektligji për meteorologji; Projektligji për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit; Projektligji për pajisjet nën presion dhe Projektligji për shërbimin gjeologjik të Kosovës. Poashtu, sot në mbledhjen e 39-të të Qeverisë emëruam Bordin e “Trepçës” si dhe Agjencinë e Kosovës për Akreditim. Kosova po i kryen punët e shtëpisë me dinamikë të shtuar”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …