Në kazermën "Adem Jashari", certifikohen pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës

Në kazermën “Adem Jashari”, certifikohen pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës

Në kazermën “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot u zhvillua ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës. Ky certifikim i përket ciklit të dytë të trajnimit dyjavorë, me temë: Menaxhimi i traumës taktike Ndihma e parë e avancuar. Trajnimi është mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht Zyra për Mbështetje Civile Ushtarake. Trajnimi është zhvilluar nga instruktorët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. U certifikuan 20 pjesëmarrës në trajnimin në fjalë, 15 oficerë policie të njësisë kufitare dhe 5 pjesëtar të FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …