Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyçi, ka pritur në takim kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi dhe drejtorin e Departamentit të Statistikave Sociale, Avni Kastrati, me të cilin ka biseduar lidhur me raportimin dhe standardizimin e të dhënave statistikore në sektorin e arsimit. Bytyqi ka pohuar se MAShT-i posedon të dhënat e duhura për të gjitha nivelet e arsimit, por ato vazhdojnë të pasurohen dhe plotësohen në vazhdimësi, sipas trendeve, përfshirë këtu edhe regjistrimin e nxënësve apo studentëve në vitin shkollor dhe vitit akademik. “Ne jemi në bashkëpunim edhe me Bankën Botërore që kjo çështje të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu që të kemi databazën e nevojshme për hartimin e politikave arsimore në të ardhmen, ka thënë Bytyqi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …