Shefi i Grupit parlamentar të deputetëve të PDK-së, Memli Krasniqi, sot në seancën e jashtëzakonshme tha se Kuvendi duhet të qartësojë situatën që ka ndodhur me rastin e arrestimit të gjashtë shtetasve turq. Ai tha se edhe pas një jave nuk kanë asnjë raport në lidhje me rrjedhën e këtij rasti. Sipas tij Kosova dhe Kushtetuta e saj në thelbin e saj ka theksuar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut e po ashtu shqetësuese është mos respektimi i hierarkisë. Krasniqi tha se bartësit institucionalë duhet të jenë të informuar dhe se deputetët dhe opinion duhet të informohet saktësisht se a ka pasur apo jo komunikim.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …