Vuçiq: Serbia ka arritur t’i mbrojë interesat e saj

Kryeministri serb, Aleksandër
Vuçiq ka komentuar sërish deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd, Michael
Kirby, i cili kishte thënë për mediet serbe se Kosova duhet të anëtarësohet në
OKB. Kreu i Qeverisë serbe është shprehur se Serbia ka arritur t’i mbrojë
interesat e saj kombëtare, duke ndjekur një politikë serioze dhe të përgjegjshme.
Në Bruksel për shumë
çështje nuk ka qenë e lehtë për ne, por vepruam me seriozitet dhe në përputhje
me fuqinë dhe aftësinë e Serbisë duke i mbrojtur interesat politikë, ekonomikë
dhe gjithpërfshirës të Serbisë”
, ka deklaruar Vuçiq për mediet serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …