Zv.ministri i Kulturës Rexhep Mazrreku, ka vizituar Komunën e Suharekës

Në vazhdën e vizitave që po jua bënë Komunave të Kosovës, zëvendësministri i Kulturës Rexhep Mazrreku, ka vizituar Komunën e Suharekës. Në takim me nënkryetaren e Komunës Mihrije Suka dhe Drejtorin e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Mërgatës Beqir Berisha, zëvendësministri Mazrreku, ka thënë se në  programin tim të punës, kam takimet me të gjitha drejtoritë Komunale të sportit, përmes së cilave po njoftohem më mirë për problemet që kanë, gjendjen me të cilën po ballafaqohen, infrastrukturën sportive etj. Unë do të mundohem që të ndryshojë për të mirë gjendjen aktuale në çdo mjedis. Dëshirojë që fëmijët tanë përmes aktiviteteve sportive të largohen nga vetit e këqija dhe bredhja e rrugëve. Ndërsa, drejtori i sportit në Suharekë, Beqir Berisha e ka njoftuar atë me gjendjen aktuale të sportit dhe me synimet e Komunës së Suharekës për të përkrahur sportin.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …