Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Fadil Kodra priti në takim pune, William Martinez, zëvendës Drejtor i Programeve në kuadër të Qendrës për Marrëdhënie Civile-Ushtarake (CCMR) dhe Dr. Urim Vejselin bashkë-drejtor i SPS ARCECP (Science for Peace and Security Advanced Regional Civil Emergency Coordination Pilot ) për Maqedoni, ku prezantuan web aplikacionin për Sistemin e Komandës se Incidentit të Gjeneratës se Ardhshme –SKKI, sistem ky që siguron pasqyrimin e situatës për reaguesit e shpërndarë në terren. Ky projekt i zhvilluar në bashkëpunim me Departamenti Amerikan të Sigurisë Kombëtare dhe Drejtoria e Shkencave dhe Teknologjisë S&T te mbështetur nga NATO do ta zbatojnë projektin SKKI ne Ballkanin Perëndimor për ngritjen e kapaciteteve ne reagimet emergjente dhe te menaxhimit ne rajon.