Në ambientin e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent AME-së u mbajt takimi fillestar me përfaqësuesit e Komandës së KFOR-it, ku si temë e këtij takimi ishte koordinimi i aktiviteteve parapërgatitore për mandatin dhe rolin e AME-së në ushtrimin “Shpata e Argjendt 18-1” i cili do të realizohet në Prill 2018 te planifikuar nga KFOR-i.
Drejtori i përgjithshëm i AME-së Fadil Kodra, pas një fjale përshëndeste për të pranishmit ,u dakordua me konceptin dhe fushëveprimin e ushtrimit të planifikuar nga ana e KFOR-it me Institucionet e sigurisë së Kosovës bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar dhe Sistemin e Integruar te Menaxhimit të Emergjencave.