Drejtori i Përgjithshëm i AME-së Fadil Kodra, vizitoj Republikën e Shqipërisë pas situatës emergjente të krijuar gjate ditëve të fundit nga vërshimet për shkak të shirave të pandërprera. Ai vizitoj ekipet Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit nga Kosova që janë dërguar në ndihmë për mbështetje në operacionet e shpëtimit dhe u njoftua për se afërmi lidhur me punën e tyre në menaxhim të kësaj situate.
Drejtori Kodra u takua edhe me Drejtorin e Drejtorisë se Emergjencave Civile të Republikës së Shqipërisë, Shemsi Prenqi, ku së bashku vizituan këto zona të vërshimeve dhe bënë vlerësimin e situatës në mënyrë që të merret vendim për vazhdim të operacioneve te këtyre ekipeve apo kthimin e tyre në Kosovë.