Ministri Gashi: Po punojmë me përkushtim që stadiumi i Prishtinës të jetë i gatshëm në qershor

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i shoqëruar nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, dhe zyrtarë të UEFA-së, vizituan Stadiumin e Prishtinës për të parë nga afër ecurinë e zhvillimeve të punimeve që po bëhen në këtë stadium. Punët që po zhvillohen në stadiumin e Prishtinës janë në përputhje të plotë me standardet e parapërcaktuara nga UEFA dhe FIFA dhe ato do përfundojnë në fillim të muajit qershor. Ministri Gashi deklaroi se ndodhet në stadium për të parë nga afër ecurinë e punimeve të zhvilluara deri më tani dhe për të rikonfirmuar fuqishëm përkushtimin e ti si ministër që në qershor të këtij viti stadiumi i Prishtinës të jetë në funksion të zhvillimit të aktiviteteve sportive. “Ne që nga marrja e përgjegjësisë për ta drejtuar MKRS-në, kemi qenë të përkushtuar që përveç përmirësimit të infrastrukturës ligjore në sferën sportive të angazhohemi maksimalisht edhe në përmirësimin e infrastrukturës fizike nëpër të gjitha stadiumet sportive, me qëllim që ato të jenë në përputhje të plotë me kriteret dhe standardet e kërkuara nga autoritetet ndërkombëtare sportive”, është shprehur ministri Gashi. Stadiumi i Prishtinës pritet që të inaugurohet në fillim të muajit qershor, me ç’rast do të zhvillohet një ndeshje testuese me një ndeshje miqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …