Deputeti nga rradhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në seancën e Kuvendit idhur me arrestimin dhe dëbimin nga Kosova të gjashtë qytetarëve turq, deklaroi se ky aksion ishte një padrejtësi e madhe ndaj tyre dhe është e pashmangshme formimi i një komisioni hetimor për këtë çështje. “Duhet të pajtohemi plotësisht për formimin e komisionit hetimor. Të gjithë pajtohemi që ka pasur një padrejtësi ndaj këtyre qytetarëve turq, mirëpo po ju them se edhe 312 qytetarë tjerë janë deportu nga Kosova në mënyrë të njejtë dhe askush nuk ka reaguar”, deklaroi Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …