Pavarësisht vendimit të Gjykatës
Kushtetuese se Marrëveshja për Asociacionin përmban pika që bien ndesh me
Kushtetutën e Kosovës, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi
shprehet i vendosur që Asociacioni të formohet me çdo kusht. Në një intervistë
për të përditshmen beogradase ‘Danas’, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës do të
vazhdojë me hapat e tjerë për themelimin e Asociacionit, duke respektuar udhëzimet
e Kushtetueses dhe Marrëveshjen e Brukselit. “Ky është opsioni më i mirë për integrimin e
komunitetit serb në rendin kushtetues të Kosovës në plan afatgjatë dhe të
qëndrueshëm”, ka thënë zëvendësministri, Selimi. Ai ka theksuar se Asociacioni
do të themelohet sipas Pakos së Ahtisaarit, që do të thotë pa kompetenca shtesë.
Sidoqoftë, zëvendësministri, Petrit Selimi që dikur fotografohej paturpësisht
me Ivica Daçiqin, ish-ministër i Millosheviqit, nuk ka përmendur fare shkeljet
e Kushtetutës së Kosovës nga Marrëveshja për Zajednicën, që janë evidentuar nga
Gjykata Kushtetuese.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …