Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar nga zëvendësministri, Abdyl Imeri, takoi Ministrin për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Skender Reçica.
Gjatë këtij takimi ndër të tjera u diskutua për bashkëpunimin dhe mundësitë e mbështetjeve në projekte të ndryshme nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale për Komunën e Skenderajt.