Vetëvendosje përmes një
komunikate për medie, ka thënë se aktivistët e saj gjatë ditëve të fundit kanë
qenë cak i dhunës policore. Siç njofton kumtesa, aktivistëve Valdrin Ahmeti,
Egzon Balaj, Pajtim Demaj dhe Trim Gashi, u është zgjatur paraburgimi edhe për
dy muajt. Sipas këtij subjekti, të gjithë këta “janë në burg vetëm për shkak të faktit se
janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje”. “Familjet e këtyre aktivistëve nuk do t’i kenë ata pranë në
periudhën festive të fundvitit. Shokët e shoqet e tyre nuk i kanë pranë për
punët e përditshme. Të gjitha këto, vetëm për shkak të hakmarrjes joligjore e
jolegjitime të qeverisë Mustafa-Thaçi, së cilës po i afrohet fundi. Lirojini
aktivistët. Qeverisë policore i mbeten vetëm pak ditë”, thuhet në reagimin e
Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …