Kryetari i vendit, Hashim Thaçi thotë se marrëveshja obligative me Serbinë do të jetë me njohje reciproke

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi thotë se marrëveshja obligative me Serbinë do të jetë me njohje reciproke

Kryetari Hashim Thaçi ka thënë se në aspektin kohor, edhe në bazë të terminologjisë të përdorur në ‘Strategjinë për zgjerimin e BE-së’, po flasim për një urgjencë në arritjen e marrëveshjes ligjërisht obligative në mes të Kosovës dhe Serbisë.   Sa i përket përmbajtjes së vetë marrëveshjes, ajo tashmë njeh një ‘kod’ të vetin politik dhe diplomatik, me titullin e një ‘marrëveshjeje ligjërisht obligative. Kjo marrëveshje, sipas kryetarit Thaçi, me terminologjinë e saj precize dhe të qartë do të duhej të mundësonte që Kosova të bëhej shtet anëtar i OKB-së, i OSBE-së dhe i të gjitha organizatave ndërkombëtare. Por, ai ka thënë se pyetja fondamentale që ngritët në këtë rast është se a do të jetë e gatshme Serbia për një marrëveshje të tillë dhe në rast se po, atëherë çfarë kompromisi do të kërkoj nga Kosova? “Korrektimi i kufijve, e kam thënë disa herë që është një opsion, i cili bart më vete shumë rreziqe të cilat ne të gjithë i dimë, prandaj nuk dua të futem fare në detaje. Ne konsiderojmë se Kosova i ka bërë të gjitha kompromiset e dhimbshme deri më tani, nëpërmjet Planit Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisari”, ka thënë Thaçi. Kreu i shtetit ka thënë s’e besojmë që BE dhe SHBA së bashku, do të duhej të jenë garantues jo vetëm në arritjen e kësaj marrëveshjeje të madhe, por edhe të zbatimit të saj, me afate shumë konkrete kohore, dhe me mekanizma ndërkombëtarë të verifikimit të implementimit të saj. Sipas tij, ky do të jetë një proces shumë i vështirë, porse nuk ka alternativë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …