Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës,
Enver Hoxhaj ka vlerësuar se deklarata e Ivica Daçiqit është një gjuhë e dykuptimshme
para zgjedhjeve. Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka përkujtuar
se Daçiqi ka nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit, edhe pse pretendonte se
Kosova nuk ekziston. “Daçiq në të kaluarën ka pretenduar
që Kosova e pavarur nuk ekziston, por ai vetë ka nënshkruar Marrëveshjen e
Brukselit. A mos është kjo gjuhë dykuptimshme para zgjedhjeve? Pa pranimin e
Kosovës në OKB dhe njohjen e ndërsjellët, Serbia do t’ia bllokoj vetes
integrimin në BE”, përfundon shkrimi i Enver Hoxhajt.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …