Kanë nisë punimet për ndërtimin e Kompleksit Memorial ,,Dëshmorët e Kombit’’ në fshatin Sllup të Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj dhe  bashkëpunëtorët, kanë qëndruar në fshatin Sllup ku bashkë më banorët e këtij fshati kanë nisur punimet për ndërtimin e Kompleksit Memorial ,,Dëshmorët e Kombit” në këtë fshat. Me këtë rast i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, tha se: ,,Në prag të shënimit të 20-të vjetorit të rënies në altarin e lirisë të Dëshmorëve  Selmon Lokaj, Tahir Mazrekaj, Beqë Lokaj , Xhemajl Mazrekaj , Imer Lokaj, Agim Mazrekaj,Bekë Hadërgjonaj , Hajdar Lokaj , Bekim Mazrekaj dhe Astrit Hadërgjonja , po nisim edhe punimet për ndërtimin e Kompleksit Memorial ,,Dëshmorët e Kombit’’ në fshatin Sllup. Obligim jonë si institucion është që të përkujdesemi për ndërtimin e komplekseve memorial dhe varrezave të dëshmorëve kudo që janë në të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit, sepse falë gjakut të tyre ne sot jemi të lirë dhe po punomë për ndërtimin e shtetit tonë”. Sipas mbikëqyrësit të punimeve Shkelzen Goqi, ky projekt do të realizohet nga të hyrat e komunës se Deçanit, ku përfshin punimin e varrezave sipas projektit, punimi i memorialit, punimi i hapësirave përreth varrezave, muri rrethues dhe hapësirat e gjelbërta. Punimet do të zhvillohen sipas dinamikes së paraparë të këtij projekt dhe vlera  investive e ndarë nga komuna e Deçanit kapë shumën 39.472,78€ .

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …