Kryetari Jashari priti në takim përfaqësues të fabrikës “Weng Fat Poultry”

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, pritën në takim përfaqësues të fabrikës së përpunimit të mishit të shpezëve “Weng Fat Poultry”, e cila është ndërtuar në fshatin Polac të Skenderajt. Përfaqësuesit e kësaj fabrike, e njoftuan Kryetarin, Jashari, për disa pengesa që janë shfaqur për eksportimin e këtij mishi në vende të ndryshme dhe si rrjedhojë e këtyre pengesave fabrika ende nuk ka nisur punën.

Kryetari Jashari, i siguroi mbështetjen e Komunës së Skenderajt në zgjidhjen e këtyre pengesave të cilat janë ende të padefinuara mirë, tutje Kryetari Jashari, theksoi se gjithmonë do ta kenë mbështetjen e plotë dhe jo vetëm kjo fabrikë, por çdo investim që është në dobi të qytetarëve të Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohet Beteja e Slivovës dhe zbulohet Pllaka Përkujtimore e atdhetarit, Rrustem Rrustemi

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në 26-vjetorin e betejës së Slivovës ku …