Drejtoresha për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, njëherësh zëvendësdrejtoresh menaxhuese në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm, Angelina Eichhorst, ka mirëpritur njoftimin e kryeministrit Ramush Haradinaj, për fillimin e hartimit të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “Ne tash do të ftojmë kryenegociatorët nga Beogradi dhe Prishtina, ekipet e tyre, si dhe Ekipin Menaxhues dhe ekspertët teknikë për diskutime në Bruksel dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim në procesin e hartimit”, ka thënë Eichhorst, e cila ishte për vizitë dyditore në Kosovë. Në këtë kontekst, ajo ka thënë se Kosova duhet të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe atë pa vonesa të mëtejshme.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …