Mijëra qytetarë sot morën pjesë
në marshin paqësor në Deçan, me moton ‘Ndal Vrasjeve’. Protestuesit kërkuan që
vrasjet makabre të mos përsëritën më. Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj në një
postim të afishuar në profilin e tij në Facebook, ka thënë se Deçani ka pasur
armë për lirinë e Kosovës, por nuk ka plumba e armë për njëri-tjetrin. “Deçani është dhe do të mbetet Vend
i traditës e i vlerave njerëzore e kombëtare! Donjeta e Ylberi u prefshin në
paqe! Deçani solidarizohet me dhembjet e familjeve Pajazitaj e Malaj!”, thuhet
në shkrimin e kryetarit, Rasim Selmanaj. Përndryshe, Deçani gjatë ditëve të
fundit është tronditur nga dy vrasje makabre. Në fshatin Strellc, është gjetur
i pajetë trupi i 24 vjeçares Donjeta Pajazitaj. Ndërkaq, të mërkurën po në këtë fshat
ndodhi një tragjedi tjetër. Ylber Malaj, nëntëvjeçar u vra nga të shtënat me
armë zjarri derisa po drekonte në një lokal të Strellcit.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …