Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha prit në takim zyrtar ambasadorin e Francës, Didier Chabert

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha prit në takim zyrtar ambasadorin e Francës, Didier Chabert

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, z. Rrustem Berisha priti sot, në një takim zyrtar ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Francës në Kosovë, z . Didier Chabert. Ministri Berisha, me këtë rast e ka falënderuar ambasadorin Didier Chabert dhe përmes tij Sekretaren  e Shtetit  pranë Ministrisë së Armatave të Francës,  zonjën Genevieve Darrieussecq,  për pritjen që i ka bërë ministrit Berisha, gjatë vizitës zyrtare në Francë, në muajin shkurt të këtij viti. Ministri Berisha e ka njoftuar ambasadorin Chabert, me zhvillimet dhe të arriturat e përgjithshme të FSK-së;  integrimin e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë, si edhe përfaqësimin e lartë të gjinisë femërore në Ministri dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Berisha, e njoftoi ambasadorin Chbert edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar që ka FSK-ja, me NATO-n, KFOR-in, NALT-in, SHBA-të, shtetet anëtare të NATO-s dhe të atyre që aspirojnë të anëtarësohen në NATO. Gjithashtu, ministri Berisha e ka njoftuar ambasadorin e Francës Chabert, edhe me sfidat dhe zhvillimet rreth aktiviteteve për transformimin e FSK-së, në Forcat e Armatosura të Kosovës. Në takimin e përbashkët, ministri Berisha dhe ambasadori i Francës Chabert konstatuan vullnetin e dyanshëm për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes MFSK dhe Ministrisë së Mbrojtjes së  Francës, duke marrë angazhimin për  emërimin e atasheut ushtarak në Kosovë, si dhe pjesëmarrjen e ushtarakëve të Francës në kuadër të NALT-it (Ekipi Ndërlidhës Këshillues të NATO-s) në MFSK, dhe angazhimin e dyanshëm për  thellimin e bashkëpunimit në  fushat që janë në interes të përbashkët për të dyja ministrit dhe shtetet.

Nga ana e tij, ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chaver falënderoi ministrinë Berisha për pritjen, si dhe konfirmoi gatishmërinë e Francës dhe Ministrisë së Mbrojtjes për zhvillimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit  në muajt në vazhdim, duke filluar me vizita të delegacioneve zyrtare, identifikimin e fushave të bashkëpunimit me interes të përbashkët për të dyja shtetet.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin   edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …