Kirby: Serbisë i kemi dhënë donacion 1 miliardë dollarë, Rusia i ka dhënë një zero

Ambasadori amerikan në Beograd, Majkëll Kirby, duke folur për Tanjug ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por shtrohet  pyetja për BE-së, përse pesë vende të saj nuk e kanë njohur. Ndërsa duke folur për  marrëdhëniet e  Serbisë me Rusinë, në rast se Beogradi zyrtar orientohet drejt Kremilini, Kirbi ka thënë se Serbia mund të ketë marrëdhënie të mira me Rusinë, por duhet parë natyrën e atyre marrëdhënieve. Njerëzit këtu mendojnë se Rusia është partneri më i rëndësishëm ekonomik i Serbisë dhe jo Bashkimi Evropian. Sipas të dhënave zyrtare, dhe jo sipas medieve, të cilat e anashkalojnë këtë temë, Serbia nuk ka fituar asnjë dollar donacion falas nga Rusia ndërsa ka fituar 1 miliardë dollarë donacione falas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne u kemi dhënë 1 miliardë falas dhe askush nga ju nuk flet për këtë, por flisni për “bombat” tona. Duhet të shikoni realitetin e jo mitet, ka porositur  ambasadori amerikan,  Michael Kirby.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …