Matthew Palmer, zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, gjatë ditës së sotme do ta vizitojë Kosovën. “Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së premte do të pret në takim ushtruesin e detyrës së zëvendës-ndihmësit të sekretarit të Shtetit të SHBA për Çështje Europiane e Euroaziatike, Matthew Palmer”, ka njoftuar zyra e kryeministrit. Zyra e kryeministrit të Kosovës ka bërë me dije se takimi mes tyre do të zhvillohet nga ora 15:00. Matthew Palmer gjatë ditës së sotme ka qëndruar edhe në Beograd ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Siç është raportuar përveç tjerash, ata janë pajtuar se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës ka rëndësi vendimtare jo vetëm për procesin e integrimit në BE, por edhe për stabilitetin e rajonit dhe mirëqenien dhe prosperitetin e popujve në rajon. Ata, po ashtu, kanë theksuar rëndësinë e fqinjësisë së mirë në rajon, që i kontribuon stabilitetit.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …